RDC Polog

Komunat e rajonit

Jegunovca

Vështrimi historik dhe pozita gjeografike

Komuna e Jegunovcës gjendet në pjesën veriperendimore të Pollogut të poshtëm. Hapsira e komunës Jegunovcë edhe më herët ka qenë vend i banuar. Këto të dhëna mbështeten në gjetjen e sendeve arkeologjike të cilat datojnë prej shek. V-VI. Komuna e Jegunovcës është e formuar nga 17 vendbanime të cilat janë të banuara nga etnitete të ndryshme, ku më dominant janë popullata Maqedonase dhe Shqiptare. Sipas regjistrimit të fundit nga Enti Statistikorë i RM-2002 në këtë komunë në një hapsirë prej 176.83km2 jetojnë gjithsejt 10.790 banor.

Lexo më shumë: Jegunovca

Zhelina

Vështrimi historik dhe kultura

Zhelina daton prej mesjetës së hershme e që në historiografi na paraqitet në vitin 1337-1346 ku përmendet kisha e Shën Mërisë së Tetovës në vitin 1343. Ndërsa sipas disa dëshmive osmane në vitin 1453 ka patur 34 familje, më 1468 ka patur 60 familje. Në vendin e quajtur Ballshor, në anën e djathtë të rrjedhës së lumit Vardar, më saktësisht afër 500 metra në veriperëndim të pozitës së tashme të fshatit është zbuluar një lokalitet antik në tërthoret e të cilit përmendet se ka ekzistuar një vendbanim qysh në kohën e re të gurit, pra 6000 deri 4000 vjet para kohës së re. 

 

Lexo më shumë: Zhelina

Bogovina

Vështrimi historik dhe kultura

Komuna e Bogovinës është një ndër komunat më të reja në R. Maqedonisë. Në kufijtë aktual funksionon prej vitit 2006, kur u bashkuan komunat e mëparshme, e Bogovinës dhe e Kamjanit.

Përfshin pjesën veri-perëndimore të Republikës së Maqedonisë, anën e majtë të lumit Vardar dhe luginën e Pollogut nën rrëzën e Malit Sharr. Komuna ka një sipërfaqe prej 143, 44 km2 dhe gjendet në një lartësi mbidetare prej 460m deri 1.150 m. Në të janë të shpërndara në 16 vendbanime. 
 

Lexo më shumë: Bogovina

Mavrovë dhe Rostush

Vështrimi historik

Komuna e Mavrovës dhe Rostushës gjendet në pjesen perendimore të Maqedonisë dhe kap një hapsirë prej 682km2. Si komunë kufizohet me dy shtete fqinje edhe atë: në pjesën perendimore kufizohet me R. Shqipërisë kurse në pjesën veri-perendimore kufizohet me R. Kosovës. Komuna e Mavrovës dhe Rostushës njëherit njihet edhe si një ndër tre komunat më të mëdhaja në R. Maqedonisë.

Tipari kryesor i kësaj komune është toka malore-kodrinore me 42 vendbanime dhe me një dendësi jetese të rrallë në km2. Relievi, klima, vendi,uji, pasuritë kulturore dhe natyrore e bëjnë këtë komun një atrakcion turistik të vertetë për rajonin dhe më gjërë.

Lexo më shumë: Mavrovë dhe Rostush

Tearca

Vështrimi historik dhe kultura

Komuna e Tearcës është komunë e formuar prej vitit 1966 në bazë ligjit për organizim teritorial. Gjendet në pjesën veri-perendimore të R. Maqedonisë dhe kap një hapsirë prej 138.12km2 në të cilën jetojnë 22.454 banorë.

Komuna e Tearcës përfshin 13 vendbanime, prej të cilave 4 vendbanime karakterizohen si vendbanime kodrinore-malore dhe 9 vendbanime të kësaj komune janë vendbanime fushore. Në bazë numrit të vendbanimeve dhe hapsirës komuna e Tearcës kategorizohet në grupin e komunave të vogla në R.Maqedonisë.

Lexo më shumë: Tearca

Gostivari

Vështrimi historik

Rreth Gostivarit dhe për Gostivarin janë thurrur shumë legjenda me versione të ndryshme bazuar nga pushtuesit e periudhave të ndryshme. Sipas dokumentit të vetëm nga epoka antike tek historiani Tit Livi (59 p.e.s – 17p. e.s) thuhet se mbreti i fundit i Maqedonisë Pasai (179 – 163) me 10.000 ushtarë pas pushtimit të Uskanës (Kërcovës) pushton qytezën Draudak që më pas të pushtohej Oneji (Tetova). Nga këto të dhëna mund të kuptohet se qyteti i vjetër Draudak i cili ka pasur rëndësi të madhe, është gjindur në mes të Kërcovës dhe Tetovës, d.m.th. Gostivari i tanishëm.

Lexo më shumë: Gostivari

Bërvenica

Vështrimi historik dhe kultura

Komuna e Bërvenicës është e vendosur në jug të qytetit të Tetovës dhe gjendet në pjesën qëndrore të fushës së Pollogut. Në perendim, në sferën veri-jug shtrihet në pjerësin e Malit të Thatë. Komuna e Bërvenicës shtrihet në sipërfaqe prej 158 km2. Sipërfaqja agrare shtrihet në rreth prej 14.854 h.

Komuna e Bërvenicës është e njohur nga rrafshinat më pjellore në R.Maqedonisë. Në komunën e Bërvenicës kryqëzohen klimat mediterane dhe kontinentale me dimra të butë dhe vera të nxehta. Pjesa më e madhe e komunës shtrihet në fushën e Pollogut e cila edhe pse gjendet mes Malit Sharr dhe Malit të Thatë, klima është e këndshme dhe e përshtatshme për jetesë dhe agrikulturë.

Lexo më shumë: Bërvenica

Tetova

Vështrimi historik

Shkrimet e para për ekzistimin e Tetovës si vendbanim, datojnë nga periudha antike, me emrin antik EUNEUM. Sipas disa të dhënave me të cilat disponon komuna e Tetovës, fusha e Pollogut dikur ka qenë liqen. Këto të dhëna mbështeten në gjurmët e zbuluara në Balltepe (Kodra e Mjaltit), ku gjendet rrafshnalta me shkëmbinj të liqenit me lartësi mbidetare prej 770 m. Sipas të dhënave turke të dokumentuara, Tetova në shek. XIV është trajtuar si fshat në Fushën e Pollogut. Në shek. e XV Tetova përmendet si qendër në vendin e Vakëfit të Mehmet Beut, ku thuhet se në Tetovë ka pasur shumë dyqane dhe punëtori, si dhe janë ndërtuar lagje të reja. Sipas Mehmed Beqir Çelebiut gjatë vitit 1470 Tetova fillon t’i ngjaj qytetit. Me ardhjen e turqve në këtë rajon Tetova gjithnjë e më tepër është zhvilluar.

Lexo më shumë: Tetova

Vrapçishti

Vështrimi historik dhe kultura

Komuna e Vrapçishtit ka një pozitë specifike gjeografike pasi që ajo gjendet në mes të dy qyteteteve më të mëdha të rajonit planorë të Pollogut apo në mes Tetovës dhe Gostivarit, së dyti komuna përfashin luginën e malit Sharr, së treti komuna kufizohet me komunën e Bogovinës, Bërvenicës dhe qytetit të Gostivarit dhe në pjesën perendimore ajo kufizohet me R. Kosovës.

Lexo më shumë: Vrapçishti