RDC Polog

Komunat e rajonit

Projekti për përforcim dhe zgjerim të rrjetit regjional për furnizim me ujë të pijshëm

Sot, në hapësirat e Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, u mbajt një takim me konsulentët belg të kompanisë Almadius, ku u prezantua raporti për punën e deritanishme dhe u dorëzua draft dokumentacioni nga faza e dytë e projektit “Përforcimi dhe zgjerimi i rrjetit regjional për
furnizim me ujë në rajonin e Pollogut”.
Projekti mbulon sistemin e furnizimit me ujë për vendbanimet e komunave Vrapçisht, Bogovinë, Bërvenicë dhe Zhelinë.
Ky projekt financohet nga Qeveria belge, gjegjësisht nga rajoni i Wallonisë në Belgjikë, në bazë të kontratës mes Ministrisë së Ambientit Jetësor të Republikës së Maqedonisë, Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, Agjencisë rajonale të Wallonisë dhe Qeverisë belge.