RDC Polog

Komunat e rajonit

Përforcimi dhe zgjerimin i sistemit të furnizimit me ujë për rajonin e Pollogut

Me datë 24.06.2015 e Mërkurë, me fillim në orën 09:00, në sallën e konferencave të Komunës së Tetovës, u nënshkrua marëveshje  në mes Qendrës për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut dhe ALMADIUS për fazën e dytë të projektit për furnizimin me ujë të pijshëm për rajonin e Pologut. Këtë ngjarje  e hapi znj.Teuta Arifi, Kryetare e këshillit për rajonin e Pollogut si dhe Kryetare e Komunës së Tetovës, ndërsa të pranishmëve iu drejtua edhe znj. Anik Van Kalster, Ambasador I Belgjikës dhe znj. Ane Defurni , Këshilltare për zhvillim ekonomik dhe zhvillim të tregtisë në rajonet e Valonija, Flanders dhe Bruksel. Më vonë, prezentime të shkurtëra ndaj të pranishmëve kishin edhe Prof. Dr.Petko Pelivanoski nga Fakulteti I Ndertimtarisë në Shkup dhe z. Mario Menegoto nga ALMADIUS, ku në pika të shkurta e prezentuan historinë e proektit, organizimin, përmbajtjen dhe qëllimet e vet proektit.

Pjesmarrës në këtë ngjarje ishin edhe znj. Teuta Arifi Kryetare e këshillit për rajonin e Pollogut si dhe Kryetare e Komunës së Tetovës, znj. Anik Van Kalster Ambasador I Blegjikës, z. Xhemail Elmazi Drejtor I Byrosë për zhvillim rajonal ne R. e Maqedonisë, znj.Ane Defurni Këshilltare për zhvillim ekonomik dhe zhvillim të tregtisë në rajonet  e Valonija, Flanders dhe Bruksel, znj.Elena Nikodinovska Konzul Nderi I Belgjikës në R.M, z.Hazbi Idrizi Kryetar Komunës së Bogovinës, z. Fatmir Izairi Kryetar I Komunës së Zhelinës, z. Bajram Kadrija Kryetar I Komunës së Vrapcishtes, z.Enver Pajaziti Kryetar I Komunës së Bërvenicës, z.Fatmir Saiti Udhëheqës I CPP I Pologut, z. Mario Menegeto Përfaqësues I Almadius, z. Petko Pelivanovski Fakulteti I Ndërtimtarisë në Shkup, z. Musa Muslija Drejtor I Pro-engineering, znj. Nial Memeti Udhëheqës i Sektorit për zhvillim ekonomik rajonal në Komunën e Tetovës, z.Xhelal Ceka Drejtor I JKP Tetovë, z.Borce Udheheqës I sektorit për ujë ne JKP Tetovë, Përfaqësues së JKP te Komunës së Bogovinës, Përfaqësues së JKP te Komunës së Zhelinës dhe Përfaqësues së JKP te Komunës së Vrapcishtit.