RDC Polog

Komunat e rajonit

Evenimenti i parë informativ në Qendrën e Biznesit të rajonin të Pollogut

Në kuadër të projektit për zgjerimin e shërbimeve të Qendrës së Biznesit për mbështetje dhe shërbime konsultimi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të këtij rajoni më 30.04.2015 u mbajt evenimenti i parë informativ në komunën e Tetovës, me titull pune: Hyrje në "PËRGADITJA E PROGRAMËS REGJIONALE ME PROPOZIM – PLANI AKCIONAL DHE STRATEGJIA PËR KOMUNIKIM PËR ZHVILLIM DHE MBËSHTETJE TË SEKTORIT PRIVAT NË KOORDINIM ME ENTITETET TJERA NË REGJIONIN PLANOR TË POLLOGUT ".
Në këtë eveniment, përfaqësuesit nga DKAUT "ESA-TE" prezantuan më shumë në lidhje me metodologjinë e punës në përgatitjen e programit rajonal të propozuar – planin akcionar dhe strategjinë e komunikimit, si dhe dobitë e të gjitha palëve të interesuara në përgatitjen e tij.
Ky projekt, teknikisht dhe financiarisht është ndihmuar nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe Programit për Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).