RDC Polog

Komunat e rajonit

Ngritja e kapaciteteve të partnerëve në nivel lokal

Në datë 20.06.2013 në hapsirat e Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut u realizua trajnim për kryetarët e këshillave komunal të rajonit planor të Pollogut. Tema e këti trajnimi ishte "Ngritja e kapaciteteve të partnerëve në nivel lokal". Trajnimi u mbështet finansiarisht nga GIZ SDC-RED. 
Nga ana e Qendrës për zhvillim te rajonit planorë të Pollogut fjalën hyrese e mori drejtori i këti institucioni z. Adil Emini i cili me disa fjalë përshendetëse përshendeti iniciativën e GIZ SDC RED, kurse kryetarëve të këshillave komunal të rajonit planor të Pollogut u dëshiroj mirseardhje dhe punë të mbarë në këtë puntori. Kësaj fjale përshëndetëse ju bashkangjit edhe koordinatori i GIZ SDC RED Programës z. Hamsi Behluli.