RDC Polog

Komunat e rajonit

Takim pune me kryetarët e rajonit planor të Pollogut

Sot me datë 14.06.2013, në hapsirat e komunës së Zhelinës u mbajt mbledhja e Këshillit të rajonit planor të Pollogut, me të cilën udhëhoqi kryetarja e Këshillit të rajonit planor të Pollogut Z-nja Teuta Arifi.
Qëllimi kryesor i mbledhjes së sotshme ishte diskutimi rreth deponisë regjionale në mes krerëve të komunave të Pollogut dhe ministrit të Ekologjisë Z-ri. Abdylaqim Ademi.
Ministri informoi edhe një herë procedurat dhe procesimin e të gjitha informacioneve të nevojshme rreth deponisë dhe kompanive që janë në fazën finale të konkurimit për këtë koncesion.
U konkluda njëzërit që të gjitha sygjerimet e krerëve të komunave të rajonit të Pollogut të meren parasysh dhe të përshpejtohet procedura e tenderimit, pasi që problemi i deponive është ne gjendje alarmante dhe kërkon zgjedhje urgjente.
Gjatë takimit u bisedua për realizimin e projekteve për trajtimin e ujrave të zeza, shpalljen e malit sharr për Park Nacional, shfrytëzimin racional të IPA fondeve, thirjen e cila do të del shumë shpejt për bashkëpunim ndërkufitar me Kosovën si dhe pastrimin e komunave të rajonit të Pollogut nga qentë endacak.
“Menaxhimi i mirë dhe racional i detyrimeve tona në rajonin tonë, është bazë e përparimit të përgjithshëm shoqëror dhe parakusht për rritjen e standardit jetësor të qytetarëve të Pollogut.” theksoi në fjalën e saj ndaj të pranishmëve kryetarja e rajonit planor të Pollogut , Z-ja Teuta Arifi.