RDC Polog

Komunat e rajonit

Rreth Rajonit

Karakteristikat e Rajonit planor të Pollogut

Ultësira e Pollogut shtrihet në drejtimin juglindje - veriperëndim, në gjatësi prej 55 km. dhe gjerësi prej 8-10 km. E rrethuar me Malin Sharr, Malin e Thatë dhe Malin Zheden.

Rajoni planor i Pollogut është themeluar në Maj të vitit 2008 sipas ligjit për zhvillim të barabartë rajonal dhe është një nga tetë rajonet në kuadër shtetërorë në të cilën bëjnë pjesë këto komuna: Tetova, Gostivari, Mavrova dhe Rostusha, Zhelina, Tearca, Bogovina, Vrapçishti, Jegunovca dhe Bërvenica.

 

Në territor prej 2416.91 km2 shtrihen gjithsejt 184 vendbanime në të cilat jetojnë 304.125 banorë prej të cilëve 73.2% janë shqipëtarë, 18.4% maqedonas, 5.7% turq, 1.6% rom, 0.01% vllehë, 0.32%  serb, 0.08% boshnjak dhe 0.66% etnitete tjera.

 

Rajoni ka pasuri të madhe natyrore dhe artificiale. Vlen të theksohen: ujrat, pyjet, liqenet akullnajore, liqenet artificiale dhe lëndët e para siç janë Mangani, Hekuri, Molibdeni, Bakri, Arseni, Plumbi, Kromi dhe Mermeri.

 

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror Statistikor-31 Dhjetor 2002, në rajonin e Pollogut veprojnë gjithsejt 17.781 subjekte afariste ku 98% e përbejnë ndërmarjet e vogla dhe të mesme.