RDC Polog

Komunat e rajonit

Rreth Qendrës

Ultësira e Pollogut shtrihet në drejtimin juglindje - veriperëndim, në gjatësi prej 55 km. dhe gjerësi prej 8-10 km. E rrethuar me Malin Sharr, Malin e Thatë dhe Malin Zheden.

Rajoni planor I Pollogut është themeluar në Maj të vitit 2008 sipas Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal dhe  është një nga tetë rajonet në kuadër shtetërorë në të cilën bëjnë pjesë këto komuna: Tetova, Gostivari, Mavrova dhe Rostusha, Zhelina, Tearca, Bogovina,Vrapçishti,Jegunovca dhe Bërvenica.

Në territor prej 2416.91 km2 shtrihen gjithsej 184 vendbanime në të cilat jetojnë 304,125 banorë prej të cilëve 18.4% janë Maqedonas, 73.2% Shqipëtar, 5.7% Turq, 1.6% Rom, 0.01% Vllehë, 0.32%  Serb, 0.08% Boshnjak dhe 0.66% të tjerë.

Rajoni ka pasuri të madhe natyrore dhe artificiale ndërtë cilat vlen të theksohen: ujërat, pyjet, liqenet akullnajore, liqenet artificiale dhe lëndët e para siç janë Mangani, Hekuri, Bakri, Arseni, Plumbi, Kromi dhe Mermeri.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror Statistikor - 31 Dhjetor 2005, në rajonin e Pollogut veprojnë gjithsejt 17,781 subjekte afariste ku 98% e përbëjnë ndërmarjet e vogla dhe të mesme.

Karakteristikat e Qendres për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut:

Qendra për Zhvillim të Rajonit Planorë të Pollogut është person juridik të cilën e themelojnë të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale të cilat hyjnë në përbërje të rajonit planor të Pollogut dhe është e regjistruar para institucioneve kompetente shtetërore në bazë të ligjit për zhvillim të barabart rajonal.

Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut kryen punët si vijon:

  • Përgatit propozim-program për zhvillim të rajonit planorë të Pollogut
  • Përgatit propozim-plan aksional për implementimin e programit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut
  • Përgatit propozim-projekte për zhvillim të rajonit planor të Pollogut
  • Koordinon aktivitete lidhur me implementimin e Programës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut
  • Pregadit raport vjetor për zbatimin e programës për zhvillim të rajonit planor
  • Siguron informata deri tek palët e interesuara gjatë realizimit të programës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut
  • Siguron ndihmë profesionale dhe teknike për njësitë e vetëqeverisjes lokale gjatë përgaditjes së programave për zhvillim nxit bashkëpunim ndërkomunal në suaza të zhvillimit planorë
  • Siguron ndihmë profesionale për shoqatat dhe qytetarët e interesuar për përgaditjen e projekteve nga sfera e zhvillimit rajonal
  • Kryen promovim të mundësive zhvillimore të rajonit planor të Pollogut dhe
  • Kryen punë profesionale teknike-administrative për nevojat e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut.